Të shtëna me armë dhe shpërthime u dëgjuan mbrëmë në Omdurman. Një reporter i agjencisë së lajmeve Reuters tha se ushtria përdori UAV për të goditur pozicionet paraushtarake të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), ndërsa u raportuan gjithashtu sulme ajrore në qytetin Bahri.
Një spital në Omdurman u godit nga një raketë, duke plagosur 13 persona, sipas një zyrtari të institucionit shëndetësor.
Luftimet në Sudan vazhduan të martën, pavarësisht se një armëpushim 72-orësh i ndërmjetësuar nga SHBA dhe Arabia Saudite ishte në fuqi nga mesnata e së hënës deri të marten.
Konflikti midis forcave të gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, udhëheqësi de fakto i vendit që nga grushti ushtarak i tetorit 2021, dhe ish-komandantit në juntën ushtarake, gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo, ose “Khameti”, kreut të Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), shpërthyen më 15 prill, duke prishur përpjekjet për të rifilluar tranzicionin e vendit drejt demokracisë.
Zonat me popullsi të dendur, veçanërisht në kryeqytetin Khartoum, u kthyen në fusha beteje. Sulmet ajrore, zjarr artilerie dhe luftimet në rrugë kanë shkaktuar të paktën 459 viktima dhe kanë plagosur më shumë se 4,000, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
/abcnews.al