I vranë djalin me plumb në kokë, babai: Mos i ndodh kujt kjo që më ndodhi mua

schedule16:22 - 23 Gusht, 2019

schedule 16:22 - 23 Gusht, 2019

Prindërit e Indrit Çelës të cilët jetojnë në Ngraçan të Mallakastrës janë të shokuar pas asaj çfarë u ka ndodhur me djalin e tyre vetëm 26 vjeç. Babai thotë mos i ndodhë kujt kjo që më ndodhi mua.

Vrasja e të birit ndërsa ishte duke punuar e ka shokuar familjen Çelaj në fshatin Ngraçan të  Mallakastrës. Babai i Indrit Çelës i cili u qëllua me plumb në kokë nga vellezërit Griseldo Kusi dhe Albano Kusi thotë mos i ndodhtë askujt kjo që na ka ndodhur ne.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi.  E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë ne 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë, se i kishin marrë edhe dokumentat”. 

Më pas babai i viktimës tha se i biri nuk kishte konflikte dhe se ishte një njeri shumë i edukuar që nuk dinte të ofendonte kënd.

“Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur  të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja”.

Indrit Çelaj 26 vjeç u plagos me plumb në kokë mesditën e së enjtes. Ai ndërroi jetë në spitalin Ushtarak mëngjesin e së premtes.  /ABC news Albania 24/7