Ambasada amerikane në Sarajevë ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, i cili paralajmëroi mbi mundësinë e shkëputjes nga Bosnjë dhe Heregovina dhe bashkimin me Serbinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u shpreh se Republika Srpska është një entitet brenda Bosnje dhe Hercegovinës, ku sipas Kushtetutës në vend, nuk mund të shkëputet ose të bashkohet me një shtet tjetër.
Ndër të tjera, ambasada deklaroi se SHBA do të mbrojë Bosnje dhe Hercegovinën dhe shtoi se nuk do të tërhiqet teksa Dodik e shtyn vendit drejt konfliktit.
“Këtu janë faktet: Republika Srpska është një entitet në BiH. Ai nuk ekziston jashtë Bosnje-Hercegovinës dhe nuk ka të drejtë sipas kushtetutës së BiH që një ent ose ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet ose të bashkohet me një shtet tjetër.
Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen ndërsa ai e shtyn BiH-në drejt konfliktit. Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe do të sigurojnë që ajo të ruajë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Twitter.
Here are the facts: Republika Srpska is an entity in BiH. It does not exist outside of Bosnia and Herzegovina, and there is no right under BiH’s constitution for an entity or any other sub-state unit to secede or unify with another state.
Milorad Dodik is wrong if he thinks…
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) April 24, 2023