TIRANË– Përgjysmimi i disa taksave është një tjetër premtim i kandidatit të Koalicionit Bashkië Fitojmë, Belind Këlliçit.
Ai ishte në zonën e Yzberishtit, ku takoi disa sipërmarrës të biznesit të vogël, që shprehën shqetësim për barrën fiskale.
“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysëm nga sa e ke tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. O e vuan kjo zonë, o s`ka zonë që e vuan. Dmth o ka zonë të diskriminuar në Tiranë, o nuk ka tjetër. Kjo është katastrofë ajo që ka ndodhur. Këto janë ndihma edhe për biznesin, me ndihmu edhe biznesin e vogël me marr një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje”
Uji i pijshëm është një tjetër shqetësim që tregojnë baznorët.
“Po e paguajmë ujin, trefshi, katërfishi. Edhe ujë s`kam për të pirë. Dy lloj ujërash, po ku e ke ujin. Po ku ka ujë me 24 orë, pse janë ato depozitat? Ja bidoni, e bleva, 1200 lekë, e bleva për të pirë. Po ato çisternat pse i ka ato? Se thotë ka ujë 24 orë!!”- tha një i moshuar.
“E paguan tre fish e katër fish, dhe ujë nuk ke. Kurse Erion Veliaj thotë keni 24 orë në ditë ujë. 24 orë në ditë thotë Veliaj që keni ujë. A je me bidon? Kapja bidonin zotnisë, me bidon është, që thotë ai ka ujë. Për çfarë e bleve? E bleve për të pirë, apo jo? Ai thotë është i pijshëm uji që vjen në çezme”- vijoi Kellici.
Sipas Këllicit, zona e Unazës së Re dhe Yzberishti, janë nga më të diskriminuarat aktualisht nga Bashkia e Tiranës në raport me invetimet publike.