Apeli në seancën e kësaj të marte për Gentian Malindin ka lënë në fuqi vendimin e GJKOO për dënimin me 8 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
Sipas vendimit mësohet se Malindit i ulet me 1/3 dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar që do të thotë nga 13 vite burg që kërkon SPAK, ulet në 8 vjet e 8 muaj.
Ai akuzohet si përzoni që do të priste drogën e mbërritur në Portin e Durrësit nga Porti i Pierut, përmes konteinerëve të ‘Alba Exotic Fruit’.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave, ose të vizave. Që nga viti 2019, Gentian Malindi ishte në kërkim për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’, dhe në momentin e arrestimit ai është paraqitur me mjet tjetër identifikimi.
Gjithashtu kujtojmë se në lidhje me këtë çështje janë dënuar me 15 vite burg Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, dhe 12 vite e 6 muaj Adrian Bega, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë. Myslihaka dhe Bega përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përkatësisht me 10 dhe 8 vite e 4 muaj burg.
Ndërkaq kujtojmë se më 19 gusht 2019 kontejnerët mbërritën nga Ekuadori, transit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontejnerët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit
Pas tre ditëve lundrim në det katër kontejnerët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontejnerët.
Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar./abcnews.al