Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto thotë se ekziston rreziku që grupi rus Wagner mund të përfitojë nga kriza aktuale në Sudan.
Haavisto u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë në lidhje me situatën në vend, shkruan Sky News.
“Nuk është e drejtë që të gjithë të huajt të largohen nga vendi në këto rrethana. Nëse largohemi, ne gjithashtu i lëmë pak hapësirë trupave të Wagner-it dhe Rusisë për të luajtur këtë lojë”, tha ai ndërsa mbërriti në një takim të ministrave të BE-së në Luksemburg.
Mercenarët e Grupit Wagner kanë luajtur një rol në pushtimin rus të Ukrainës dhe dihet gjithashtu se janë vendosur në konflikte të ndryshme në të gjithë Afrikën./abcnews.al