Shumë e zgjedhin atë në vend të kafesë dhe është zakon i tyre i përditshëm. Përveçse i shijshëm, çaji ka edhe shumë përfitime. Një prej tyre është i panjohur për shumë njerëz dhe lidhet me dhëmbët. Prandaj, çaji është i dobishëm për dhëmbët dhe në përgjithësi për higjenën tonë orale.
Përzierja e mikrobeve dhe mbetjeve ushqimore të krijuara kur nuk i lajmë mirë dhëmbët rezulton në prishje të dhëmbëve dhe probleme të tjera.
Por sipas studimeve, çaji mund të luftojë dy lloje bakteresh që lidhen me prishjen e dhëmbëve dhe gingivitin. Siç raportojnë ekspertët, një përmbledhje e të dhënave të disponueshme kërkimore mbi efektet e çajit në shëndetin e dhëmbëve ka treguar se çaji mund të veprojë në mënyrë mbrojtëse duke penguar rritjen e baktereve.
Çaji përmban përbërës antioksidues (flavonoidë dhe katekina) me aktivitet antimikrobik./abcnews.al