Jo vetëm efektivët e Forcave të Armatosura, por edhe familjet e tyre janë solidarizuar për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga përmbytjet që përfshinë vendin fillimin e dhjetorit. Ata kanë mbledhur ndihma në veshje, ushqime, detergjentë si dhe vlerë monetare për më shumë se 200 familje. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, theksoi angazhimin e Forcave të Armatosura edhe në fazën e rehabilitimit dhe rimëkëmbjes së zonave të prekura. “Nuk do të ndalemi me kaq. Do të jemi të gjithë të angazhuar, në fazën e post – menaxhimit të emergjencës, me vënien në funksion të të gjitha urave dhe infrastrukturës së dëmtuar gjatë përmbytjeve, për të garantuar lëvizshmërinë dhe jetën e përditshme të të gjithë atyre qytetarëve të prekur”-deklaroi ministrja e Mbrojtjes./abcnews.al