Lufta në Sudan, Papa Françesku thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive

schedule13:54 - 23 Prill, 2023

schedule 13:54 - 23 Prill, 2023

Papa Françesku ka bërë thirrje për “dialog” për të zgjidhur situatën “serioze” në Sudan , ku luftimet vdekjeprurëse midis ushtrisë dhe paraushtarakëve kanë vazhduar për më shumë se një javë.

Për fat të keq, situata mbetet serioze në Sudan, prandaj rinovoj apelin tim që dhuna të ndalet sa më shpejt dhe të ndiqet rruga e dialogut. I bëj thirrje të gjithë botës që të lutet për vëllezërit dhe motrat tona në Sudan ”, tha Papa gjatë lutjes tradicionale publike të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit. .

Ndërkaq që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan.

Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur, në perëndim të vendit, ka marrë jetën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të më shumë se 420 personave dhe të plagosur më shumë se 3,700.

Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt.

Gjithashtu për shkak të luftës shumë vende tashmë si Amerika, Italia, Greqia, Franca etj po largojnë diplomatët e tyre nga Sudani për arsye sigurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!