Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet se janë groposur, policia dhe familjarët “zbarkojnë” në Vrinë në kërkim të “Koçoles” dhe Sulovarit

schedule12:26 - 23 Prill, 2023

schedule 12:26 - 23 Prill, 2023

Këtë të dielë forca të shumta policie janë nisur drejt Vrinës së Konispolit, aty ku dyshohet se janë groposur Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori pas ekzekutimit.
Abc News ka siguruar pamje nga aksioni policor të ndjekur nga familjarët e dy të zhdukurve të cilët janë nisur drejt vendit ku kanë marrë informacion për praninë e trupave të 46 vjeçarëve.

LEXO EDHE: U zhduken pa adresë në Sarandë, “Koçolja” dhe Sulovari dyshohen se janë groposur në Vrinë

Në aksion marrin pjesë forca të shumta policie, FNSH dhe rreth 50 familjare të dy personave të zhdukur.

Ndërkohë kujtojmë se Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit prej disa ditësh janë shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre në Sarandë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!