Sot është dita e dytë e konsultimeve në Presidencën italiane për zgjidhjen e krizës së qeverisë, ku Matarela takohet me kryetarët e partive të mëdha në vend. Një ditë më parë ishte radha e partive të vogla, të cilat kërkuan një qeveri të dytë me kryeministër Konte, për të shmangur zgjedhjet e reja në vend.
Ditën e sotme ka qenë Meloni e “Frateli d’Italia” që ka nisur takimet duke i kërkuar presidentit Matarela që të caktojë menjëherë datën e zgjedhjeve si mënyrën e vetme për të respektuar vendin dhe kushtetutën. Ndërkohë Zingareti i Partisë Demokratike lë hapur mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen me pesë yje, duke propozuar një program me pesë pika.
Lideri i Lega Nord, Salvini është distancuar nga ish aleatët duke mos bërë të ditur në se do të ketë një marrëveshje të mundshme me qendrën e djathtë. Ndërkohë që në takim kanë shkuar dhe delegacionet e Partisë demokratike si dhe Silvio Berluskoni me Forca Italia. Konsultimet do të vijojnë dhe pasditen e setme me kreun e shtetit që prêt delegacionin e Legës dhe atë të Lëvizjes me pesë yje.
/ABC News Albania 24/7