Roberto Firmino do të vazhdojë karrierën e tij në Barcelonën, siç raporton Daily Mail në artikullin e sotëm ekskluziv.
Mediat britanike po flasin për një marrëveshje verbale mes skuadrës spanjolle dhe asit brazilian, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri në verë. Firmino pritet të nënshkruajë për Barcelonën si lojtar i lirë në verë dhe kështu t’i japë fund një periudhe tetëvjeçare në klubin anglez.
Kujtojmë se muaj më parë Firmino e informoi Klopp për qëllimin e tij për të mos rinovuar kontratën me Liverpool. /G.D abcnews.al/