Kërkimi për një trajner vijon pa pushim te Chelsea, të cilët i kanë dhënë rolin e kujdestarit Frank Lampard, por janë ende në kërkim të njeriut që do të ulet në pankinën e tyre nga sezoni i ardhshëm.
Emrat e Julian Nagelsmann dhe Mauricio Pochettino kanë parë prej kohësh, duke u projektuar si favoritët më të mëdhenj dhe tashmë janë në kontakt me “blutë” e Londrës.
Megjithatë, siç bëjnë me dije mediat angleze, në listën përfundimtare të Chelsea me kandidatët për trajnerët e radhës është edhe Vincent Kompany që po konsiderohet shumë seriozisht.
37-vjeçari belg ka impresionuar me punën që ka bërë te Burnley, të cilin e mori verën e kaluar dhe i çoi në Premier League duke marrë mjaft lëvdata. /G.D abcnews.al/
? BREAKING ?
Vincent Kompany is on the shortlist to be the new Chelsea head coach pic.twitter.com/0k7A6XTmmP
— Football Daily (@footballdaily) April 21, 2023