Festohet Bajrami i Madh, myftiu: Festë madhështore, mijëra besimtarë u bëmë bashkë

schedule14:19 - 21 Prill, 2023

schedule 14:19 - 21 Prill, 2023

Myftiu i xhamisë Fushe Krujë, Muharrem Vrana në një lidhje Live për Shqipëria Sot, ka dhënë mesazhin e tij në këtë ditë të bekuar për besimtarët myslimanë.

Në një intervistë me gazetaren Kostana Morava, myftiu është shprehur se kjo e premte ishte e begatë për të gjithë besimtarët se përveç festës së mbylljes së 30 ditëve të agjërimit sot është dhe e xhuma.

Ndër të tjera imami ka thënë se është një festë ku urimet dhe vizitat te njëri tjetri janë në fokus.

Mbas një agjërimi 30 ditor, ne vijmë në fundin e kësaj me një festë madhështore me mijëra besimtarë që dalin të kërkojnë mirësinë e Zotit. Kemi përjetuar emocione të jashtëzakonshme, ishte dhe koha që na favorizoi dhe me mijëra besimtarë kemi qenë bashkë.

Jemi përgatitur dhe për festën me bakllavanë një ëmbëlsirë tradicionale, por kemi përgatitur tava mishi sepse gratë tona gatuajnë mirë dhe më kryesorja është vizita në farefis dhe të afërmit. Një tjetër traditë është një vizitë në familjet e varfëra kemi dhe vizitë në azil. 

Na qëlloi dhe festa e xhumasë, dy festa në një ditë. Një mirësi e madhe nga i madhi Zot. Po kalojmë momente të jashtëzakonshme”, është shprehur myftiu./abcnews.al