Tifozët e Juventusit shpëtuan nga dënimi, Lukaku jo! Belgu humbet ndeshjen e kthimit në Kupën e Italisë

schedule13:57 - 21 Prill, 2023

schedule 13:57 - 21 Prill, 2023

Gjykata e Apelit Sportiv refuzoi ankesën e Interit për skualifikimin e Romelu Lukaku. Belgu do të humbasë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit të planifikuër për në 26 prill.

Pas golit të barazimit të shënuar me penallti në fund të ndeshjes, Lukaku festoi në mënyrën e tij që është kthyer në simbol kundër racizmit, por sipas gjyqtarit kryesor u cilësua si një gjest provokues, ku gjithashtu nxiti tifozët e Juventusit dhe filluan të hidhnin ofendime racizmi ndaj belgut.

Tifozët e Juventusit i shpëtuan dënimit, edhe pse ofenduan rëndë Lukakun me thirrjet e racizmit, ndërsa Lukaku u ndëshkua për një gjest vestimi të cilin e ka bërë me Belgjikën, por edhe me Interin në Champions dhe nuk është gjykuar më parë nga askush.

Shumë lojtarë të njohur europianë dhe figura të njohura mbështetën Lukakun, por me sa duket gjykata jo./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!