Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E ardhmja e Galtier në pikëpyetje, PSG piketon dy trajnerë nga Serie A

schedule12:46 - 21 Prill, 2023

schedule 12:46 - 21 Prill, 2023

Fitorja e mundshme e Ligue 1 nuk do të mjaftojë që Christophe Galtier të konfirmohet në pankinën e PSG-së.

Për këtë gjë është i sigurt “L’Equipe”, sipas të cilit e ardhmja e trajnerit francez është në pikëpyetje dhe klubi parizian tashmë është në kërkim të një trajneri të ri.

Objektivi numër 1 mbetet Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madrid që dukej i destinuar të ishte në stolin e Francës. Megjithatë, dy hipoteza që të çojnë në Itali mbeten gjithashtu të gjalla. Trajneri aktual i Romës, Jose Mourinho, dhe trajneri i Bologna, Thiago Motta, ku ky i fundit ka qenë dikur edhe lojtar i PSG-së./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!