Jo vetëm Militao, Real Madrid rrezikon mungesën e një tjetër mbrojtësi ndaj Manchester City

schedule08:01 - 21 Prill, 2023

schedule 08:01 - 21 Prill, 2023

Pas mungesës së konfirmuar të brazilianit Eder Militao në gjysmë-finalen e parë ndaj Manchester City, për shkak të numrit të kartonëve të marrë në çerek-finalen ndaj Chelsea, tashmë “galaktikët” e Real Madrid duket se do të vuajnë edhe mungesën e David Alaba.

Austriaku pësoi një tërheqje muskulare në fundin e pjesës së parë, së ndeshjes së kthimit ndaj Chelsea, dëmtim ky që e dëtyroi 30-vjeçarin të lërë fushën e lojës në pushimin e ndeshjes.

Kështu, Alaba do të mungojë në 4 ndeshjet e radhës të La Liga, me “galaktikët” që do të ndeshen me Celta Vigo, Girona, Almeria e Real Sociedad. Ndërkaq, austriaku pritet të kthehet në kohë për finalen e Copa del Rey, më 6 maj, si dhe gjysmë-finalen e parë ndaj Manchester City më 9 maj, por një gjë e tillë ende nuk mund të konfirmohet. /i.m /abcnews.al