Një person u gjet i plagosur me armë zjarri në një kanal në Bushat të Shkodrës.
Nga burimet mësohet si i plagosuri quhet Palok Doda.
Kalimtarët njoftuan policinë pasi gjetën të plagosurin, ndërkohë që më parë kishin dëgjuar të shtëna armësh. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi një autombulancë, e cila dërgoi të plagosurin në spital. Policia ende nuk ka shpërndarë zyrtarisht të dhëna për ngjarjen. /ABC News Albania 24/7