Formacionet zytare Fiorentina-Lech Poznan: Ndeshje për formalitet, “violët” kërkojnë gjysmë-finalen në “Artemio Franchi”

schedule17:47 - 20 Prill, 2023

schedule 17:47 - 20 Prill, 2023

Pas rreth 1 orë në “Stadio Artemio Franchi” të Firences, “violët” e Fiorentina-s do të presin polakët e Lech Poznan, në ndeshjen e kthimit të çerek-finale së UEFA Europa Conference League, në një ndeshje që nuk pritet asgjë më pak se kalimi i vendasve në gjysmë-finalet e kompeticionit.

Përsa i përket formacionit tekniku Vincenzo Italiano ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formacionin 4-3-3, ku në portë si zakonisht është italiani Terraçiano. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Biraghi e Venuti, me Milenkovic e Igor që “mbulojnë” qendrën. “Dirgjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Barak-Mandragora-Bonaventura, ndëra “tridenti” i sulmit plotësohet nga Sottil, Luka Jovic e Nico Gonzalez.

Në krahun tjetër tekniku, John van den Brom ka përzgjedhur për të tijët formacionin 3-4-1-2, ku në portë është vendosur Bednarek e para tij Dagerstal, Karlstrom e Milic. Në krahët e mesfushës janë Skoras e Rebocho me Czerwinski e Murawski që pozicionohen në qendër. Më i avancuar është Sousa, ndërsa dyshja e sulmit plotësohet nga Sobiech e Velde. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: