Skandalet në sektorin energjitik/ Duriqi: KEK refuzon të japë faturat, mund të dalë i përfshirë edhe Kurti

schedule16:46 - 20 Prill, 2023

schedule 16:46 - 20 Prill, 2023

Arrestimi i drejtorit të korporatës energjetike në Kosovë, Nagip Krasniqi  dhe dyshimet për përfshirjen e Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci ka ngjallur reagime në të gjithë vendin dhe jo vetëm.

Në një lidhje live për “Ballkan Update”, gazetari Visar Duriqi ka komentuar arrestimin dhe përfshirjen e kreut të KEK dhe jo vetëm në këtë aferë korruptive.

Sipas tij vlen të theksohet se nëse hetimet do të thellohen më tej mund të çojnë në zbulimin e lidhjeve që kryeministri Kurti mund të ketë në këto tendera korruptiv.

Sipas tij prokurori deri më tani ka kërkuar që të zbulojë lidhjet financiare me këtë skandal dhe përfshirjen e ambasadorit Berisha në lidhje me këtë.

Ajo që dyshohet është për tenderin jo vetëm 3.4 milionë eurosh por edhe për tendera të tjerë që kanë të bëjnë për e riparimin e pajisjeve të termocentraleve. Ajo që ka ndodh është se termocentralet në Kosovë janë shumë të vjetra dhe ka qenë si mekanizëm mbrojtës riparimi i tyre dhe derisa në qeverisje erdhi Vetëvendosja drejtuesit e KEK do të zgjidhnin tenderat dhe kompanitë për të bërë dhe riparimet deri në qershor dhe në korrik e gusht të bëheshin riparimet. Por ajo që ka ndodh me qeverinë është se nuk ka lejuar që të riparohet blloku A5 dhe e ka kolapsuar dhe është shpallur tenderi për kompanitë me çmimin më të ulët. KEK e ka anuluar këtë tender të hapur dhe kanë negociuar me çmimin 3.4 milionë, shumë më i shtrenjtë sesa ai çmim që duhej për riparimin e termocentraleve të Kosovës. Nuk është vetëm 3.4 milioni euro por humbjet janë më të mëdha. Bastisjet që kanë ndodhur në KEK dhe të kryeshefit janë për shkak se faturat e transaksioneve nuk janë dorëzuar në komisionin e hetimit dhe nuk ka asnjë informacion se në çfarë sasie kanë qenë llogaritë të lidhura me interesat e Berishës.

Kupola duhet që të shkojë dhe të preket nga kreyministri se ka mbrojtur Krasniqin dhe Berishën dhe ajo që është më e rëndësishme është sulmet ndaj sistemit të drejtësisë. Kryeprokurori i shtetit po sulmohet nga kryeministri për hetimet që kanë ardhur për shkak të denoncimeve, nga kompani që kanë ofruar çmime më të lirë në tender dhe janë lënë jashtë listës është zgjedhur një tender i shtrenjtë. Hetimet besoj se mund të çojnë deri te kryeministri në këto afera korruptive, ndaj edhe në fjalën e sotme Kurti e ka sulmuar kryeprokurorin”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se deri më tani nuk mund të presim arrestime të tjera për shkak se hetimet janë të kushtëzuara vetëm tek drejtuesi i KEK. Sipas tij nëse hetimet do të vijojnë atëherë po që mund të kemi edhe arrestime të tjera.

Ai ndër të tjera ka theksuar se ajo që është akoma mister është fakti se ku janë llogaritë, se nëse hetimet zbulojnë se këto llogari janë në Moskë, atëherë problemi kthehet në problem ndërkombëtar.

Sipas hetimeve të deri të tanishme nuk pritet që të ketë arrestime në lidhje me këtë, por hetimet por, arrestimet mund ti presim në lidhje me bëmat e Berishajt, dhe jo të Nagip Krasniqit pasi akuzat janë shumë të kufizuara. Nëse ky hetim nxjerr se ka pasur ndonjë pagesë atëherë dhe mund të ketë hetime të tjera. Ajo që është në pikëpyetje është se ku janë llogaritë në Kosovë, Beograd, apo Moskë dhe nëse hetimi nxjerr se këto llogari janë në Moskë, mund të kalojë në një problem ndërkombëtar, për këtë është refuzuar që të dorëzohen dhe faturat te komisioni hetimor”, ka thënë ndër të tjera ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!