Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, primabalerina e Teatrit të Operas dhe Baletit, Adela Muçollari ka zbuluar dhe një moment kur ka rrezikuar shumë për pasionin e saj. Ajo ka interpretuar në skenë kur ishte 4-muajshe shtatzënë dhe pse ishte e ndaluar, e bëri sepse donte të përfaqësohej mes balerinëve më të mirë në Itali.
Adela ka deklaruar që nëse do ta kthente kohën pas nuk do ta bënte, por fati ishte në anën e saj dhe gjithçka shkoi shumë mirë.
“Kisha shumë pikëpyetje me veten time, por fati donte që gjithçka të ishte siç duhet. Sepse nëse do të kthehem në kohë, shumë gjëra nuk do t’i bëja, sepse mendon është një moment. Ndërsa kur çdo gjë shkoi shumë mirë, mendoj pata fatin në atë periudhë në krahun tim.
Është e vërtetë. Në momentin që ti ndjen ato lëvizjet e para, është gjëja më e bukur që kam përjetuar në shtatzëni. Unë kam pasur një shtatzëni shumë të mbarë, e kam shijuar jashtëzakonisht shumë dhe kam emocionet më të bukura me Lukasin, sepse ka qenë një periudhë që kisha vërtetë dhe punën, kisha dhe atë anën time të ndjeshme femërore që brenda meje krijohej një qënie dhe ka qene viti më i bukur”, tregoi balerina./abcnews.al