I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në katër komuna në veri. të Kosovës, edhe pse serbët do t’i bojkotojnë,
Esobar u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës.
Për Tanjug, i pyetur nëse zgjedhjet lokale në veri të Kosovës do të jenë legjitime nëse serbët i bojkotojnë ato, Esobar u shpreh se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve.
“I kam bërë apel serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Ne kuptojmë shumë gjëra që ata i shohin si problematike, por sigurisht që duhet të marrin pjesë. Nëse ata nuk do të merrnin pjesë, kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment”, theksoi ai./abcnews.al