Pas liberalizimit të vizave, Bislimi: Kosova, e gatshme për hapat e tjerë të integrimit

schedule17:05 - 19 Prill, 2023

schedule 17:05 - 19 Prill, 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se liberalizimi i vizave do ta afrojë vendin me Bashkimin Evropian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel pas vendimit për liberalizim, Bislimi u shpreh se Kosova është e gatshme për hapat vijues për integrim në Bashkim Evropian.

Bislimi i bëri thirrje gjithë qytetarëve serb të Kosovës të pajisen me pasaportë të Kosovës.

“Jemi të gatshëm për hapin vijues. Marrëveshja e fundit midis Kosovës dhe Serbisë fillon me paragrafin ku dy vendet e njohin njëri-tjetrin si partner të barabartë. Kjo do të duhej të përdoret si pikë fillestare, si palë të barabarta që të ecim parapara në procesin e euro integrimit. Duam të shohim të njëjtin frymë edhe për aplikimin tonë në Këshillin Evropës por edhe për aplikimin për statusin e vendit anëtar”, theksoi ai./abcnews.al