Misioni i ushtrisë gjermane për evakuimin e rreth 150 qytetarëve nga Sudani është ndaluar sot për shkak të luftimeve në kryeqytetin Khartoum, raporton “Spiegel” duke cituar burime të paidentifikuara. Spiegel raportoi se Luftëaffe dërgoi tre avionë transporti A400M në mision herët këtë mëngjes.
Avionët u ulën në Greqi për t’u furnizuar me karburant. Ushtria e Bundesëehr-it e pezulloi misionin për shkak të raporteve për luftime të reja dhe sulme ajrore në Khartoum. Përleshjet shpërthyen në Sudan të shtunën duke vrarë të paktën 185 persopna pas disa ditësh tensionesh në vend.
Një nga problemet kryesore është plani për të integruar Forcën e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) me 100,000 anëtarët e saj në ushtrinë sudaneze dhe emërimi i udhëheqësit të forcës së re ushtarake. Marrëveshja është dashur të nënshkruhet në fillim të prillit./abcnews.al