Një person ka mbetur i vrarë në Shëngjin mesditën e sotme me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Ardian Nikulaj, i cili garoi për një post deputeti në zgjedhjet e vitit 2021.
Forca të shumta sakaq kanë rrethuar zonën ku ndodhi vrasja, ashtu sic shihet edhe në pamjet e siguruara nga ABC News.
Mësohet se viktima ndodhej në lokal kur është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, sakaq ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë, si edhe për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes. /abcnews.al