Reshje të pakta shiu në të gjithë vendin dhe rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

schedule11:05 - 19 Prill, 2023

schedule 11:05 - 19 Prill, 2023

Shqipëria

Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore duke gjeneruar dhe reshje të pakta shiu. Ndërsa orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë vendin tonë.

Reshjet më të dukshme pritet të jenë në Veriperëndim të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

Kosova

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të dominojnë kushtet e motit duke sjellë vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Pritet që vranësirat më të
dukshme të jenë në zonat perëndimore dhe qëndrore, ku herë pas here ato do të zhvillohen dhe do të gjenerojnë reshje shiu në këto zona.

Ndërsa në veri të vendit do të ketë vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje.

Maqedonia e Veriut

Rajoni i Ballkanit mbetet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të diktojnë kushtet e motit edhe në Maqedoni. Parashikohet që
përgjatë gjithë 24 orëshit të ketë alternime kthjellimesh të pakta me vranësirash të shpeshta.

Por vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime dhe do të gjenerojnë reshje në territorin e Maqedonise. Reshjet do të jenë më të dukshme në zonat perëndim

Rajoni dhe Europa

Italia dhe pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit do të mbeten në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje, ku parashikohet që më të
dukshme të jenë gjatë pjesës së dytë të ditës.

Gjithashtu me vranësira të shumta, por me reshje në formë dëbore paraqitet Europa Lindore. Ndërsa Veriu i kontinentit pritet të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat nuk
do të mund të gjenerojnë reshje.

Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jetë Europa Qëndrore dhe Jugperëndimore./abcnews.al