Me minuta të pakta, për të mos thënë asnjë paraqitje kohët e fundit, “bomberi” nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të kthehet te spanjollët e Barcelona dhe klubi “blaugranas” është tepër i gatshëm ta mirëpresë, por me disa kushte.
Fillishimisht lojtari duhet të transferohet te Barça si një lojtar pa kontratë ose e thënë ndryshe me paramtera zero, si dhe do t’i duhet ta cojë pagën e tij, në 7.5 milionë euro, me gabonezi që te “blutë” e Chelsea paguhet plot 15 milionë euro në sezon.
Mirëpo, sipas raportimeve të prestigjiozes spanjolles AS, klubi ia përcjellë sulmuesit këto kërkesa. Deri më tani nuk duket të ketë një përgjigje zyrtare, por sipas gazetës spanjolle oferta është e pëlqyeshme nga “bomberi” i Chelsea. /i.m /abcnews.al