Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi e ka konsideruar historike liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi thotë se vendimi i Parlamentit Evropian është një sukses i madh.
“Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Parlamentin Evropian. Sukses i madh! Urime!”, shkroi Varhelyi në Twitter.
We reached a significant milestone today as the final decision on #visa liberalization for citizens of #Kosovo in the European Parliament was just approved.
Great success! Congratulations!
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 18, 2023
Parlamenti Evropian këtë të martë i ka thënë po liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Anëtarët e Parlamentit Evropian votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me 19 prill pritet të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor./abcnews.al