Aplikacioni i ri që po konkuron të zërë vendin e TikTok dhe Instagram

schedule13:46 - 18 Prill, 2023

schedule 13:46 - 18 Prill, 2023

I mbani mend ditët e lavdisë së Instagramit? Kur bëtë një foto vetëm për hir të saj? Pa asnjë temë por me super estetikë pas një tufe filtrash për të marrë pëlqime të panumërta nga ndjekësit?

Instagrami nisi nga “spontaniteti” i momentit, por më pas të gjithë nisën të ngarkonin foto të montuara dhe të inskenuara, kështu që humbi ‘glamurin’. Pra, nëse jeni duke kërkuar për një medium me estetikë të lartë pa shitur asgjë tjetër përveç asaj që është, mjafton të provoni Lemon8.

Nëse ndër ato që keni humbur është ndarja e fotografive të preferuara, mos u shqetësoni sepse aplikacioni i ri duket se është këtu për ju pikërisht për këtë qëllim. Por a ia vlen të shkarkosh dhe të kalosh kohë në një aplikacion tjetër të mediave sociale?

Për t’ju ndihmuar të vendosni më shpejt nëse dëshironi të futni “pasardhësin” e Instagramit në jetën tuaj, le t’ju themi se Lemon8 është një aplikacion i mediave sociale që u lejon përdoruesve të krijojnë dhe ndajnë lehtësisht përmbajtje vizuale me ndjekësit e tyre. Me disa prekje, përdoruesit mund të postojnë foto ose video panoramike dhe të shtojnë filtra, tekst, ngjitëse ose muzikë në postimet e tyre.

Aplikacioni i ri, i krijuar nga kompania ByteDance, inkurajon përdoruesit të ndajnë foto dhe video rreth temave që u interesojnë, si moda, bukuria, mirëqenia ose ushqimi. Në fakt, platforma e re mund të shfrytëzohet lehtësisht komercialisht, pasi i mundëson përdoruesit të etiketojë, për shembull, dyqanin nga i cili ka blerë rrobat e tij, si dhe çmimin e tyre.

Vetëm një javë pas lançimit të tij në SHBA, ai arriti në vendin e parë në App Store në kategorinë e aplikacioneve të stilit të jetës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!