Njihet si mbretëresha e valles shqipe, Lili Cingu: Prindërit asnjëherë s’më lavdëronin

schedule13:16 - 18 Prill, 2023

schedule 13:16 - 18 Prill, 2023

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, mbretëresha e valles shqipe, Lili Cingu, është ndalur dhe te familja. Ajo ka thënë se pa shtysën e prindërve nuk do të kishte arritur deri këtu.

Lili ka treguar se nëna dhe babai asnjëherë nuk e lavdëronin, e konsideronin si diçka normale faktin që e bija kërcen bukur. Madje, edhe kur merrte çmime, thjesht e puthnin në ballë.

“Unë kam pas shtysën prindërve që jam kjo që jam sot, sepse babi dhe mami kanë qenë shumë artdashës. Babi duke qene se ishte nga Gjakova kosovar, mami shkodrane, dy treva që me të vërtetë e kanë dashur artin. Unë kam pas shtysë shumë nga babi dhe nga mami që unë të vazhdoja këtë rrugë. Ata kanë qene shtysa më e madhe dhe kur i thonin babit dhe mamit atëhere: ‘Sa e mirë të është bërë vajza, sa bukur kërcen’. ‘Si të gjithë të tjerat’, asnjëherë nuk lavdëronin.

Kur merrja çmime, thoshin: ‘E gëzofsh! Hajt të të puthim në ballë’. Më puthnin në ballë dhe kaq ishte. Sepse edhe kur kisha ditëlindjen, unë e kisha në natën e Vitit të Ri, edhe kur hapesha shampanja, thoshte babi: ‘Edhe 100!’, edhe kaq ishte”, rrëfeu valltarja./abcnews.al