Sulmi me armë në Alabama, 18-vjeçari vdiq duke i shpëtuar jetën motrës

schedule08:34 - 18 Prill, 2023

schedule 08:34 - 18 Prill, 2023

Një adoleshent, i cili ishte mes katër personave të vrarë nga të shtënat në një festë ditëlindje në Alabama, vdiq duke i shpëtuar jetën motrës së tij.

Phil Dowdell, 18 vjeç, shtyu në tokë vajzën që kishte ditëlindjen, Alexis Dowdell, gjatë të shtënave në një festë në komunitetin e Dadeville.

“Gjëja e fundit që i thashë ishte të qëndronte e fortë”, tha Alexis për BBC.

32 persona të tjerë u plagosën në sulmin e së shtunës mbrëma. Alexis tha se Phil kishte shkuar për ta marrë atë pasi kishte dëgjuar se dikush kishte një armë.

Ndërsa u dëgjuan të shtënat, ai e shtyu atë në tokë.Më vonë, Alexis tha se pa vëllanë e saj të shtrirë. Ai po vdiste nuk kishte mundur të fliste, megjithëse ai hapi sytë dhe ngriti vetullat ndërsa ajo e mbante në krahë.

Policia nuk ka dhënë ende një të dyshuar apo një motiv për të shtënat në Dadeville, një qytet i vogël, me rreth 3,000 banorë.

/abcnews.al