Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së shtetasit Muhamet Duka 65 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, ndërsa banesa është në katin e katërt të një pallati.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.r.t/abcnews.al