Ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Napolit dhe Milanit të kujton përballjet mes dy skuadrave për “scudetton” në epokën e Diego Armando Maradonës.
Gjatë një dokumentari të titulluar “Përralla e një vizionari”, legjenda holandeze Ruud Gullit foli për tensionet e ndryshme dhe disa nga problemet me të cilat u përballën kuqezinjtë në udhëtimin e tyre në Italinë jugore në maj të vitit 1988.
“Më pas kuptova se kishte një plan të madh policie, ishte plot siguri, sepse askush në Napoli nuk lejohej të prekte ushqimin tonë! Ata kishin frikë se dikush do të na fuste diçka në ushqim, kështu që ne ishim në katin e fundit, askush nuk lejohej të ngjitej. Shefi ynë, Michel, po bënte punën e tij dhe ndërkohë këta njerëz të sigurisë po kalonin dhe shikonin pjatat tona.
Tifozët po bërtisnin poshtë hotelit tonë gjithë natën që ne të mos flinim. Ditën e ndeshjes hodhën sende në autobusin ku ishim! Ishte një aventurë për mua, nuk mund ta besoja”, tha ai.
Një ndeshje në të cilën Milani triumfoi 3-2 në shtëpinë e Napolit duke fituar përfundimisht kampionatin e sezonit 1987/88. /G.D abcnews.al/
#Milan, il ricordo di #Gullit: ‘A #Napoli avevamo paura che ci avvelenassero, un aereo pieno di sicurezza’ #NapoliMilan #UCL https://t.co/jcyIctMSEc
— calciomercato.com (@cmdotcom) April 17, 2023