E ardhmja e sulmuesit Mauro Icardi është e pasigurt. 30-vjeçari argjentinas aktualisht po luan për Galatasaray si huazim. Në të njëjtën kohë, të drejtat e Icardit i takojnë PSG-së, kontrata e tij është deri në fund të sezonit 2023/2024.
Siç raporton Todofichajes në faqet e tij, Icardi dëshiron të rikthehet në Serinë A, ku më parë ka treguar futbollin e tij më të mirë me Interin.
Duhet theksuar se së fundmi në shtyp u shfaqën informacione se Icardi ka disa mundësi për të vazhduar karrierën në Itali.
Ekspertët e portalit autoritar transfermarkt vlerësojnë Mauro Icardin në 18 milionë euro. /G.D abcnews.al/