“Jam e zhgënjyer që asnjë pedagog nuk erdhi në masterklasin tim”, Ermonela Jaho ka një këshillë për të gjithë të rinjtë

schedule15:40 - 17 Prill, 2023

schedule 15:40 - 17 Prill, 2023

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho ka çelur siparin e masterclasseve të Akademisë Teatrale në opera. Ajo është shprehur se ndjehet e zhgënjyer nga studentet dhe pedagogët të cilët nuk ishin pjesë e masterclassit.

“Bëra një masterclass para 3 ditësh në Londër, ishte ajo salla si puna e kësaj sallës këtu dhe nuk lëvizja dot, sa studentë kishte të huaj nga gjithë vendet e botës, sa pedagogë është a nuk është Ermonela që ka 30 vjet që këndon në të gjithë teatrot e botës të japi diçka, të japi një eksperiencë që ti e ndan me gjeneratën e re. Sepse unë nuk do të këndoj gjithë jetën, por është detyrimi im të jap eksperiencën time brezit të ri”, u shpreh Jaho.

Ajo nuk nguron t’i jap një këshillë edhe të rinjve, duke zbuluar se çelësi i suksesit është pasioni dhe puna.

“I vetmi penalizim ishte këndimi, unë shkruaja dhe kam mbajtur një ditar, të cilin e kam akoma sot që shkruaja realiteti i përditshëm dhe çfarë doja unë të bëhesha. Ja arrita. Vështirësitë kanë qene të panumërta, por nga një herë jeta të vë në provë, të vë me shpulla, me grushta, aty shihet o t’i vësh mbrapsht o do vazhdosh”, shtoi sopranoja./abcnews.al