Turistët e parë, në maj, Unioni turistik: Mbi 80 përqind e hoteleve u prenotuan

schedule15:36 - 17 Prill, 2023

schedule 15:36 - 17 Prill, 2023

Turistët e  huaj kanë prenotuar mbi 80 % të strukturave akomoduese në Shqipëri. Operatorët turistik theksojnë se ky sezon ka një rritje të numrit të turistëve me gati 40 %. Rrahman Kasa deklaron se Durrësi është zona më e preferuar për shkak të afërsisë me aeroportin.

“Aktualisht kemi rreth 80% të dhomave të rezauruara, duke u referuar nga kontratat që kemi me turizmin e organizuar, në disa raste nuk kemi arritur që të plotësojmë kërkesën për shkak se ishte më e madhe se oferta”, ka thënë Kasa.

Charterat e parë në vend pritet të mbërrijnë në mes të majit. Risi për këtë vit janë  turizmi i organizuar nga Hungaria, Sllovakia e Spanja.

 “Është tregu hungarez që po vjen në mënyrë të organizuar, është tregu sllovak i cili ishte u largua dhe është rikthyer, ka edhe tregje e Evropës Perëndimore, kryesisht spanjoll, që nuk ishte i organizuar këtë vit vjen ndryshe. Dhe portugezët që vijnë me charter”, është shprehur ai.

Shqipëria mbetet një vend konkurrues  në thithjen e turistëve me vendet e rajonit  edhe si pasojë e çmimeve më të ulëta.

“Krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje të çmimeve por që është i fiksuar në kontrate dhe i pranuar nga palët. Shqipëria është më konkurruese përsa i përket vendeve të rajonit”, ka thënë ai.

Nga të dhënat e tur-operatorëve edhe prenotimet e shqiptarëve për të pushuar jashtë  janë rritur këtë sezon. Turqia mbetet një ndër destinacionet e preferuara edhe për këtë vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!