Samuel Umtiti, ish-lojtari i Barcelonës, është rikthyer në formë të mirë që pas huazimit te Lecce në Serie A.
Qendërmbrojtësi francez po luan shumë mirë këtë sezon në Itali dhe performanca e tij ka bërë që Interi të tregojë interes për të. Zikaltërit sezonin e ardhshëm do të bëjnë pa Milan Skriniar dhe në fund të sezonit nodshta nuk do të kenë as De Vrij.
Kështu, “La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se drejtuesit e klubit të Interit po mendojnë ta sjellin atë në “San Siro” në merkaton e verës. 29-vjeçari ka një kontratë me Barcelonën, por për spanjollët ai nuk bën pjesë në planet e tyre.
Interi pati një samit pak ditë më parë me drejtuesit e Barcelonës, ku një nga situatat e përfolura ka qenë edhe transferimi i mundshëm i Umtiti, ku zikaltërit janë të gatshëm të paguajnë deri në 10 milionë euro për kartonin e tij./ h.ll/abcnews.al