Jo vetëm Ancelotti, Kombëtarja braziliane ende në “mëdyshje” për “shefin” e pankinës

schedule12:35 - 17 Prill, 2023

schedule 12:35 - 17 Prill, 2023

Që prej largimit të Tite nga kreu i pankinës së Kombëtares së brazilit, “seleçaot” nuk kanë mundur ende të gjejnë zëvendësuesin ideal, me “kandidatët” që kanë qenë të shumtë, por Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodriguez ende nuk ka marrë një vendim zyrtar mbi personin që do të zgjidhet për të udhëhequr 5 herë kampionët e botës.

Presidenti kërkon Carlo Ancelotti në kryë të “seleçaos”, mirëpo tekniku italian e ka bërë të qartë se nuk do të diskutojë asnjë plan për të ardhmen pa përfunduar sezoni aktual, me “galaktikët” e Real Madrid që ende nuk e kanë vendosur ose jo, nëse do të rikonfirmojnë trajneri italian në krye të pankinës së “los blancos”.

Mirëpo, Ancelotti nuk është i vetmi “kandidat” për stolin e “seleçaos”. Jose Mourinho është një tjetër emër në listë me portugezin që pëlqehet shumë nga “numri 1” i Konfederatës, për “bagazhin” e pasur dhe karizmën e veçantë që “luzitani” posedon. Gjithashtu në listë për Kombëtaren braziliane janë gjithashtu dhe tekniku i Fenerbahce, Jorge Jesue, ai i Fluminense, Fernando Diniz, si dhe portugezi i Palmerias, Abel Ferreira. /i.m /abcnews.al