Sulm në Nigeri, humbin jetën 33 persona

schedule12:18 - 17 Prill, 2023

schedule 12:18 - 17 Prill, 2023

Të paktën 33 persona janë vrarë nga një sulm  me armë në një fshat në veriperëndim të Nigerisë.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 35 shtëpi u shkatërruan në dhunën e ndodhur në Runji, i cili është në shtetin Kaduna, tha Francis Zimbo, kryetar i zonës Zangon Kataf ku ndodhi masakra.

Zimbo dha numrin e viktimave, por autoritetet shtetërore nuk do të komentonin numrin e njerëzve të vrarë.

“Trupat patën një përplasje të ashpër me sulmuesit dhe janë ende në zonë”, tha Samuel Aruëan, komisioneri shtetëror i sigurisë.

Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka marrë askush përgjegjësi.

Megjithatë, grupet e banditëve janë akuzuar si përgjegjëse për sulmet në rajon, të cilat përfshijnë rrëmbimin për shpërblim dhe vrasjen e civilëve.

Në fillim të këtij muaji, persona të armatosur rrëmbyen 10 studentë rreth gjysmë ore me makinë nga vendi ku ndodhi sulmi i së shtunës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!