Sudan/ 97 vrarë gjatë përleshjeve mes ushtrisë dhe paraushtarakëve, mes viktimave edhe 3 punonjës të OKB-së

schedule07:20 - 17 Prill, 2023

schedule 07:20 - 17 Prill, 2023

Udhëheqësit globalë kanë biseduar me krerët e ushtrisë dhe paraushtarakëve të Sudanit, në një përpjekje për të qetësuar dhunën që shpërtheu të shtunën dhe tanimë është në ditën e dytë.

Deri më tani janë regjistruar 97 viktima dhe 365 të plagosur, ndërsa 3 prej tyre janë punonjës të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken është konsultuar me homologët e Arabisë Saudite dhe Emirateve dhe është rënë dakord që është thelbësore që palët t’i japin fund menjëherë armiqësive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!