Pse Karim Benzema ende luan me fashë?

schedule18:59 - 15 Prill, 2023

schedule 18:59 - 15 Prill, 2023

Kapiteni i Real Madridit, Karim Benzema vazhdon të luajë me një fasho në dorën e djathtë. Në janar 2019, francezi theu gishtin e vogël pas një përplasjeje me mbrojtësin e Betis, Marc Bartra.

Më pas sulmuesi 35-vjeçar u këshillua që t’i nënshtrohej një operacioni, por në këtë rast ai nuk do të mund të luante për rreth dy muaj.

Benzema vendosi të shtyjë trajtimin dhe u rikthye në fushë në ndeshjen e Madridit kundër Sevillës.

Ish-futbollisti francez iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm pas sezonit 2018/19, por nxitoi për rehabilitim.

Sipas Marca, Benzema ka marrë një tjetër goditje në krahun e tij pas kthimit të tij dhe që atëherë ka mbajtur një mbajtëse.

Në një konferencë për shtyp përpara një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve në tetor 2021, Benzema zbuloi se nuk kishte kohë për një operacion tjetër pasi dëmtoi përsëri dorën.

“Kam pasur një operacion, por pas kësaj nuk mund të luash për dy muaj”, tha Karim në atë kohë.

“Unë e lëndova gishtin përsëri, por nuk munda të ndaloja gjatë sezonit dhe të bëja një operacion tjetër, kështu që mbaj një fashë kur luaj”.

Tifozët e vëmendshëm mund të vërenin se sa i deformuar është gishti i Karimit. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!