Eksperimenti i Stefano Piolit në sfidën e sotme ndaj Bologna-s, duket se ka shkuar mirë, me “kuqezinjtë” e Milanos, që kanë arritur të rrëmbëjnë 1 pikë të vyer në transfertën e vështirë të “Stadio Renato Dall’Ara”, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Golat e vetëm të sfidës erdhën në pjesën e parë, me vendasit e Bologna që gjetën golin e avantazhit vetëm 30 sekonda pas rënies së bilbilit falë “fantazistit” të tyre, Nicola Sansone. Kundërpërgjigja e milanistëve do të vinte në fundin e pjesës së parë, aty ku në minutë e 40’-të mesfushori italian Tommaso Pobega çon topin në rrjetë me një goditje potente nga jashtë zonë, duke i çuar shifrat në rezultatin 1 me 1, rezultat ky që vendosi dhe “fatet” e sfidës.
Me këtë barazim, Milan mbetet në vendin e 4-rt me 53 pikë, 2 më shumë se Interi i vendit të 5-të dhe po aq sa Roma e vendit te 3-të. Ndërkaq, në krahun tjetër, Bologna është ngjitur në kuotën e 44 pikëve dhe synon seriozisht Evropën për sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Nicola Sansone:
Goli i Tommaso Pobega: