Franca dënon me burg 11 anëtarë të PKK për financim të terrorizmit

schedule10:53 - 15 Prill, 2023

schedule 10:53 - 15 Prill, 2023

11 anëtarë të PKK u dënuan të premten nga një gjykatë e Parisit me dënime që variojnë nga tre vjet burg, me kusht, deri në pesë vjet burg, një prej të cilëve u pezullua, pasi u shpallën fajtorë kryesisht për zhvatje dhe financim të terrorizmit.

11 kurdët me origjinë turke,  janë në gjyq që nga java e kaluar. Katër nga të pandehurit u gjykuan në paraburgim, pesë u lanë të lirë, dy do të gjykohen në mungesë.

PKK, e cila ka zhvilluar një luftë të armatosur që nga viti 1984, është një armik i betuar i shtetit turk, i cili e etiketon lëvizjen një organizatë “terroriste”, njësoj si edhe Bashkimi Europian.

/abcnews.al