Marrëveshja Kosovë-Mal i Zi/ Kurti: Mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore për 15 minuta

schedule10:54 - 14 Prill, 2023

schedule 10:54 - 14 Prill, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi pas firmosjes së marrëveshjes me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç për Shërbimet Ajrore, se ky është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës ajrore mes dy shteteve.

Deklaratën, Kurti e dha në Prishtinë gjatë konferencë së përbashkët me Abazoviçin. Sipas Kurtit, marrëveshja me Malin e Zi mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta”.

Kurti po ashtu tha se është mirënjohës ndaj shtetit malazez, i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë u bë strehë e shumë refugjatëve nga Kosova.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim kryeministrin Abazoviç me të cilin biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve. Mundësitë e mira për dy vendet tona ishin në fokus të këtij takimi. Mali i Zi e njohu Kosovën në vitin 2008. Jemi mirënjohës që në kohëra më të vështira, Mali i Zi u bë strehë për Kosovën për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga regjimi i Millosheviçit.

Qytete të shumta i hapën zemrat, duke i strehuar refugjatët nga Kosova. Sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë pushuar në bregdetin e Malit të Zi, por janë edhe investitorë të rëndësishëm, të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona. Sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen e sigurinë”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!