Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abzoviç.
Kurti dhe Abazoviç fillimisht do të kenë një takim têta-à-têt, pastaj në praninë e dy delegacioneve do të nënshkruajnë marrëveshjen për shërbime ajrore në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Pas takimit dy kryeministrat do të mbajnë deklarim për medie.
/KosovaPress/