Kërcënuan biznesmenin për tenderin, lihen në burg 3 të dyshuarit

schedule15:45 - 13 Prill, 2023

schedule 15:45 - 13 Prill, 2023

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit, të cilët dyshohet se kërcënuan biznesmenin nga Cerriku të tërhiqej nga tenderi që fitoi në Bashkinë e Tiranës. Ata janë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga të dhënat e mbledhura deri tani, dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kërcënuan Eral Myftaraj, administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma që ai administronte.

Do të jenë hetimet e mëtejeshme ato që do të hedhin dirtë mbi këtë ngjarje./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!