Gjermania: Evropa nuk duhet të “mbyllë sytë” ndaj tensioneve mes Kinës dhe Tajvanit

schedule15:44 - 13 Prill, 2023

schedule 15:44 - 13 Prill, 2023

“Evropa nuk duhet të mbyllë sytë ndaj tensioneve midis Kinës dhe Tajvanit, sepse një përshkallëzim ushtarak në rajon do të ishte një “skenari më i keq” për ekonominë globale”.

Kështu u shpreh këtë të enjte, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, shkruan Reuters.

“Gjermania dhe Bashkimi Evropian janë ekonomikisht të cenueshëm, që do të thotë se ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj tensioneve në ngushticën e Tajvanit,” theksoi Baerbock gjatë një ndalese në portin kinez të Tianjin. Tianjin ishte ndalesa e parë e Baerbock në udhëtimin që po zhvillon në Kinë.

Baerbock do të takohet me homologun e saj, Qin Gang dhe kryediplomatin kinez, Wang Yi gjatë udhëtimit të saj dy-ditor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!