Poeti i njohur, Rudolf Marku ka deklaruar se kritika letrare shqiptare nuk ka shije. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës, ai ka thënë se shumë kritikë tanët fillojnë e gjykojnë letërsinë shqipe pa pasur njohurinë e letërsisë shqipe.
Sipas Markut, letërsinë shqipe e shohin si një katund të shkëputur nga pjesa tjetër e botës.
“Kritika letrare shqiptare nuk ka shije. Dmth ndonjëherë edhe nëse është një kritik me kulturë, ka lexuar, të tërë kulturën e tij, ai e përdor për të treguar se si uthulla është vera më e mirë. Dmth edhe dija që ka ai i shërben të keqes.
Shumë kritikë tanët fillojnë e gjykojnë letërsinë shqipe pa pasur njohurinë e letërsisë shqipe. Inkuadrojnë letërsinë shqipe në strukturat e një letërsie europiane apo botërore, e shohin si një katund të shkëputur nga pjesa tjetër e botës.
Mirëpo, këta të rinjtë, janë një grup njerëzish, po i referohem dy njerezve të cilët kanë shkruar në mënyrë shumë negative dhe këto njerëz nuk kanë kulturë dhe kanë një snobizëm eksibicionist”, u shpreh ai./abcnews.al