Erdogan po përdor çdo mjet për të tërhequr votuesit e rinj përpara zgjedhjeve të 14 majit. Presidenti i Turqisë është ylli i një kënge rep që tashmë po bën xhiron e rrjetit.
“Dashuria jonë është kudo. Tani është momenti i popullit të Turqisë. Dielli lind, historia shkruhet. Ne vazhdojmë në kohën e duhur me personin e duhur. Sa vështirësi kemi kapërcyer tani lutjet e njerëzve janë të gjitha për ju. Është shekulli i paqes, i qetësisë”, thuhet në tekstin e këngës.
“Yjet në qiell krijuan gjysmëhënën. Jo nesër, por sot. Në Turqi nuk ka njeri tjetër. Shekulli i së ardhmes dhe i pavarësisë.
Së bashku me Rexhep Tajip Erdogan”, theksohet në këngë.
Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj. Mediat turke shkruajnë se sondazhet e kryera nga institutet e votimit janë larg së ngjalluri gëzim në kampin e qeverisë.
Në lidhje me datën e zgjedhjeve, presidenti dhe kryetari i AK-së, Recep Tayip Erdogan tha: Ne erdhëm në qeveri duke thënë, ‘Asgjë nuk do të jetë më njësoj’. Tani kërkojmë mbështetjen e kombit duke thënë: “Vendimi dhe e ardhmja i përket. kombit.” Pavarësisht entuziastëve të tutelës, ne do të fillojmë Shekullin e Turqisë.
/abcnews.al