Një numër i madh dokumentesh sekrete të Pentagonit që u ekspozuan në mediat sociale kanë hedhur dritë të re mbi gjendjen e luftës në Ukrainë. Ata tregojnë se sa thellë kanë depërtuar Shtetet e Bashkuara në ushtrinë dhe shërbimet e inteligjencës ruse, dhe duke zbuluar se Uashingtoni ka spiunuar disa aleatët e saj më të afërt si dhe kundërshtarët e saj.
Dokumentet sugjeruan se edhe ushtria ukrainase është në gjendje të rëndë. Kjo temë u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News. Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide thotë se SHBA nuk e ka pranuar të ketë rrjedhje të informacioneve, madje këtë nuk do ta pranojë kurrë.
Ai theksoi se praktikat e mëparshme dëshmojë të kundërtën, se në llogoret e luftërave ka pasur gjithmonë rrjedhje informacionesh.
“Nuk do pranohet ndonjëherë, dhe janë informacioneve që rrezikojnë sigurinë kombëtare të shumë shteteve. Në çdo luftë, duke filluar me Irakun dhe Afganistani të gjitha luftërat kanë pasur komponentin e rrjedhës së informacionit”, tha ai.
Kapiteni Artur Meçollari nuk e përjashton faktin se me zbulimin e dokumenteve po përgatitet një mashtrim strategjik. Kjo thotë ai vjen në prag të përgatitjes së Ukrainës për një ofensivë kundër Rusisë.
“Në momentin që jemi në fazën e ofensive strategjike ukrainase. Kjo tanimë është e ditur. Është e arsyeshme që të besohet se kemi të bëjmë me një mashtrim strategjik. Amerikanët janë ekspertë të mashtrimit strategjik”, Meçollari.
Kolonel Dritan Demiraj, nga SHBA, u shpreh se rrjedhja e dokumenteve ka shkaktuar tërmet në Amerikë duke vënë në lëvizje edhe strukturat e sigurisë.
“Në gjykimin tim, nuk është e vërtetë. Fakti që publike i këtyre dokumenteve ka shkaktuar tërmet, jo vetëm në Departamentin e shtetit, atë mbrojtjes, tregon shumë më tepër. Ka shumë gjasa, unë do thosha 100%, tregojnë gjendjen reale”, tha Kolonel Demiraj/n.m.abcnews.al

